Xhelal Sveçla dhe Salih Zyba, takojnë banorët e fshatrave Peqan, Nëpërbisht dhe Dobërdelan

31.01.2021

Në vazhdën e takimeve mobilizuese për zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Suharekë ka mbajtur takime me banorë të fshatrave Peqan, Nëpërbisht dhe në Dobërdelan. Takimet janë mbajtur në praninë e kandidatëve për deputetë Xhexhal Sveçla dhe Salih Zyba, ku janë përcjellur me entuziazëm dhe vullnet për ndryshime. “Takimet e radhës i mbajtëm […]

Xhelal Sveçla dhe Salih Zyba, takojnë banorët e fshatrave Peqan, Nëpërbisht dhe Dobërdelan Foto: Ilustrim

Në vazhdën e takimeve mobilizuese për zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Suharekë ka mbajtur takime me banorë të fshatrave Peqan, Nëpërbisht dhe në Dobërdelan.

Takimet janë mbajtur në praninë e kandidatëve për deputetë Xhexhal Sveçla dhe Salih Zyba, ku janë përcjellur me entuziazëm dhe vullnet për ndryshime.

“Takimet e radhës i mbajtëm me kandidatët për deputetë Xhelal Sveçla dhe Salih Zyba, në fshatrat Peqan, Neperbisht, dhe Doberdelan.

Ndryshimet që do të vijnë me qeverisjen tonë, po shoqërohen me entuziazëm e vullnet, që puna e angazhimi drejt fitores së ardhshme mos të ndalet deri më 14 shkurt” thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Suharekë.