Vetëvendosje në Suharekë prezanton aderimin e radhës

19.01.2021

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë ka prezantuar aderimin e saj të radhës, ku sipas një njoftimi Prof.Dr Latif Krasniqi i është bashkuar ekipit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë. Aderimin e Prof.Dr. Latif Krasniqi në Lëvizjen Vetëvendosje e ka mirëpritur kryetari i degës së VV-së, njëherit kandidati për deputet, Salih Zyba. “Ai ka doktorruar […]

Vetëvendosje në Suharekë prezanton aderimin e radhës Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë ka prezantuar aderimin e saj të radhës, ku sipas një njoftimi Prof.Dr Latif Krasniqi i është bashkuar ekipit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë.

Aderimin e Prof.Dr. Latif Krasniqi në Lëvizjen Vetëvendosje e ka mirëpritur kryetari i degës së VV-së, njëherit kandidati për deputet, Salih Zyba.

“Ai ka doktorruar në Fakultetin për Turizëm dhe Hoteleri në Ohër – Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir.

Aktualisht është ligjerues i lëndëve “Financat e Korporatave dhe Marketing” në Kolegjin Biznesi, si dhe udhëheqes për konsumator dhe administratë në ndërmarrjen KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Bashkë me Latifin e shumë profesionistë, të tjerë, VETËVENDOSJE! po rritet e forcohet, drejt fitores masive me 14 shkurt dhe qeverisjes së mirë më pastaj” thuhet në njoftimin e LVV-së.