Vendimi i PZAP-së lë jashtë garës për deputetë katër kandidatë të AAK-së

26.01.2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka publikuar vendimet lidhur me ankesat e partive politike për shkak të mos certifikimit nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit. Në ankesën e bërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, PZAP ka refuzuar një pjesë të apelit, kurse ka vërtetuar vendimin e KQZ-së për mos […]

Vendimi i PZAP-së lë jashtë garës për deputetë katër kandidatë të AAK-së Foto: Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka publikuar vendimet lidhur me ankesat e partive politike për shkak të mos certifikimit nga ana e KQZ-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në ankesën e bërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, PZAP ka refuzuar një pjesë të apelit, kurse ka vërtetuar vendimin e KQZ-së për mos certifikimin e kandidatëve të këtij subjekti.

Tre kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati sipas vendimit të PZAP-së, nuk do të mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.