Vataj në Studençan: PDK do të bëjë fuqizimin e shtetit me platformën e saj

04.02.2021

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, Ramë Vataj ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë e kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore. Vataj përmes një postimi në facebook ka thënë se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit, tutje ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së […]

Vataj në Studençan: PDK do të bëjë fuqizimin e shtetit me platformën e saj Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, Ramë Vataj ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë e kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Vataj përmes një postimi në facebook ka thënë se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit, tutje ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë PDK-Suharekë ka vizituar varrezat e dëshmorëve.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë takimin e parë me qytetarë e ka filluar në fshatin Studençan, edhe kanë shpalosur platformën poltike, e cila përfshinë rimëkëmbjen ekonomike me theks të veçantë mbështetjen e sektorit privat.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Therandës. Sot zyrtarisht hapëm fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme të 2021-tës, duke filluar në Therandë.

Padyshim, këto zgjedhje janë më të rëndësishmet për të adhmen e Republikës së Kosovës.

Pas hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, si dhe vizitës së varrezave të dëshmorëve, filluam takimin e parë në Studençan, ku edhe shpalosa platëformën politike të PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm të Kosovës z. Enver Hoxhajt.

Në këtë takim me qytetarët e Studençanit u shpalos programi i PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike, e që është tejet e domosdoshme, me theks të veçantë mbështetjen e sektorit privat dhe atë të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm ruajtjen e mirëqenies ekonomike e shëndetësore të qytetarëve tanë, si dhe rritjen e pagave në të gjithë sektorët.

Përmes platëformës së saj, Partia Demokratike e Kosovës, do të bëjë fuqizimin e shtetit dhe, për ta bërë këtë, të nderuar qytetarë, kërkoj mbështetjen tuaj për kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhaj, i cili padyshim është njeriu më i përgatituri si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë politik.

Voto PDK, numer 134

Voto Enver Hoxhaj për Kryeministër

Voto Ramë Vataj nr. 25