Gelanca mbështet fuqishëm PDK-në, kandidatët: Dëgjojmë zërin e qytetarëve, ofrojmë zgjidhje konkrete

31.01.2025

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Suharekë ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Gelancë, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe dëgjimit të shqetësimeve të qytetarëve.

Gelanca mbështet fuqishëm PDK-në, kandidatët: Dëgjojmë zërin e qytetarëve, ofrojmë zgjidhje konkrete

Nëpërmjet këtij takimi, përfaqësuesit e PDK-së kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ofruar zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballen banorët e kësaj zone.

“Ky takim është një mundësi e mirë për të krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me ata që na besojnë dhe mbështesin, për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për t’u ofruar zgjidhje konkrete për problemet që ata përballen,” thuhet në njoftimin e PDK-së dega në Suharekë pas takimit.

Takimi me banorët e Gelancës është pjesë e angazhimit të PDK-së për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për të kuptuar sfidat e tyre nga afër. Përfaqësuesit e partisë kanë dëgjuar me vëmendje shqetësimet e banorëve, të cilat pritet të jenë të ndryshme, duke filluar nga infrastuktura, shëndetësia, arsimi dhe çështje të tjera që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.

PDK-ja ka theksuar se do të vazhdojë të punojë ngushtë me komunitetin e Gelancës dhe të gjithë qytetarët e Suharekës për të adresuar shqetësimet e tyre dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës. Partia ka shprehur bindjen se vetëm përmes bashkëpunimit dhe dëgjimit të zërit të qytetarëve mund të arrihen ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme.

Etiketat

Ofertat e fundit