Vataj: Kemi plan konkret për përkrahjen e të rinjve dhe ngritjen e cilësisë në arsim

10.02.2021

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramë Vataj, ka realizuar një videospot, nëpërmjet të cilit ka bërë me dije se do të angazhohet për një arsim cilësor. “Angazhimi im jetësor ka qenë dhe mbetet edukimi i brezave të rinj. Partia Demokratike e Kosovës ka kompletuar infrastrukturën  shkollore. Tani kemi plan […]

Vataj: Kemi plan konkret për përkrahjen e të rinjve dhe ngritjen e cilësisë në arsim Foto: Ilustrim

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramë Vataj, ka realizuar një videospot, nëpërmjet të cilit ka bërë me dije se do të angazhohet për një arsim cilësor.

“Angazhimi im jetësor ka qenë dhe mbetet edukimi i brezave të rinj. Partia Demokratike e Kosovës ka kompletuar infrastrukturën  shkollore.

Tani kemi plan konkret për përkrahjen e të rinjve dhe ngritjen e cilësisë në arsim – për të konkurruar në hapësirën e tregut evropian”, ka thënë Rama.

Kujtojmë se Ramë Vataj në listën e PDK-së për deputet mban numrin 25.