Shala flet për sigurimet shëndetësore: Më mirë vonë se kurrë, LDK’ja për këtë ka menduar shumë seriozisht

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega Suharekë njëherit kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Dr. Ardian Shala i ftuar në studion e SuharekaOnline për të diskutuar rreth procesit zgjedhor që po kalon Kosova.

I pyetur se a do të finalizohet projekti për sigurime shëndetësore në Kosovë, Shala ka thënë se “Sa i përket sigurimeve shëndetësore nuk mund të themi se është plan indvidual është një lëmi mjaft komplekse sepse mos të ishte komplekse deri tashmë do ishte zgjidhur moti. Ndoshta është vonë që po flasim për këtë çështje jemi 20 vite e ca pas lufte e sa vite pas pavarësisë që tani bëhen 13 mirëpo te ne thuhet më mirë vonë se kurrë, duhet të bëhet dhe se LDK’ja ka menduar shumë seriozisht për këtë”.

Po ashtu ai ka thënë se ka filluar edhe ministri aktual të punojë në disa segmente që e përbëjnë atë komplet për sigurime shëndetësore, ku sidomos është punuar te bordi udhëheqës, është krijuar janë zgjedhur organet edhe te sistemi i informimit shëndetësorë sepse janë hallka të ndryshme fondi dhe sistemi.

Shala ka shtuar se “sistemi i informimit shëndetësorë është një sistem ku përfshihen shumë të dhëna të pacientëve është punuar shumë është invesuar shumëm, por për çudi ka çaluar aty.

Andaj kjo merr kohë ku kemi paraparë rreth 1 vit ose 1 vit e gjysmë të rregullohet kjo e të finalizohet të njejtën kohë të shkohet edhe me fondin kështu që presë që në vitin 2022 të fillojë mbledhja e fondit për sistemin shëndetësor dhe se mos të bëhet ndonjë fjalë megalomane sepse jemi fushatë zgjedhor sepse gjitha këto që i premtojmë duhet t’i realizojmë”./SuharekaOnline/

RAPORTO