Salih Zyba: Nga sot fillon ndryshimi sepse fillon votimi për bashkatdhetarët

Të gjithë qytetarët që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 deri më 12 shkurt për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ku tha se më datën 2 shkurt për aplikacionet e konfirmuara pritet të fillojë procesi i votimit me postë.

“Të gjithë qytetarët që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 shkurt. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, tha ai.

Ndërsa kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje – dega Suharekë njëherit edhe kandidat për deputet, Salih Zyba ka thënë se tashmë do të fillon ndryshimi sepse do të fillon votimi për bashkatdhetarët.

Zyba përmes një postimi në Facebook ka thënë se duhet një mobilizim, që të jetë i garantuar ky ndryshim.

Po ashtu Zyba ka theksuar se kur të përfundojë votimi nga bashkatdhetarët, veçse është siguruar një grup parlamentar ende pa filluar votimi në Kosovë.

Postimi i plotë i kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje:

Nesër (sot) fillon ndryshimi sepse nesër fillon votimi për bashkatdhetarët.

Duhet një mobilizim, që të jetë i garantuar ky ndryshim.

Kur të përfundojë votimi nga bashkatdhetarët, veçse është siguruar një grup parlamentar ende pa filluar votimi në Kosovë.

2017 – Një deputet më shumë për Lëvizjen VETËVENDOSJE!
2019 – Përcaktuese për subjektin fitues.
2021 – Do ta përbëjë shumicën parlamentare.

RAPORTO