Reagon zyrtari i LVV-së pas vendimit të PZAP-it: Beteja vazhdon

26.01.2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar pjesërisht ankesën e LVV-së për  mos certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor. E sipas këtij vendimi të PZAP-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt. Ndërsa, pjesa […]

Reagon zyrtari i LVV-së pas vendimit të PZAP-it: Beteja vazhdon Foto: Lëvizja Vetëvendosje

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar pjesërisht ankesën e LVV-së për  mos certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

E sipas këtij vendimi të PZAP-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi, nuk mund të certifikohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

Ndërsa, pjesa tjetër e listës së Lëvizjes Vetëvendosje mund të certifikohet.

“Refuzohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa vërtetohet vendimi Nr.244_2021 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), me seli në prishtinë, në pjesën e refuzimit të rekomandimit të ZRPPC-së, për certifimimin e kandidatëve për deputet të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje dhe atë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Ali, Bajram Maviriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi” thuhet ndër të tjera në vendim.

Ndërsa pas këtij vendimi ka reaguar zyrtari i LVV-së, Arianit Beqiri, ku ka thënë se PZAP-i është regjim i vjetër, por gjithsesi beteja vazhdon.

“PZAP refuzon kërkesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Beteja vazhdon deri sa ta fitojmë luftën kundër regjimit të vjetër. Albin Kurti do të jetë kryeministër”, ka shkruar Beqiri.