Ramiz Kelemendi kandidat për deputetë nga radhët e PDK’së

12.01.2021

Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj. “Nga Peja, me mikun tim, Ramiz Kelmendi. Njëri ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, do të jetë […]

Ramiz Kelemendi kandidat për deputetë nga radhët e PDK’së Foto: Ilustrim

Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Nga Peja, me mikun tim, Ramiz Kelmendi. Njëri ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, do të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në vizionin tonë për rimëkëmbjen e shtetit, Kosova, sot, ka më së shumti nevojë për profesionistë të dëshmuar në fushën e ekonomisë.

Ndihma për bizneset e prekur nga pandemia dhe hapja e vendeve të reja të punës do të jenë prioriteti kryesorë i Partisë Demokratike. Prandaj, unë dhe të gjithë në PDK, jemi jashtëzakonisht të lumtur që Ramizi ka vendosur të na bashkohet në detyrën tonë të re. Ramiz, faleminderit për besimin dhe mirë se vjen në mesin tonë” ka njoftuar Hoxhaj.