Ramë Vataj takon studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”, temë diskutimi prioriteti i PDK’së për ngritjen e cilësisë së arsimit

04.02.2021

Kryetari i PDK-së dega Suharekë njëherit edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj po merr mbështetjen e madhe të qytetarëve gjatë takimeve të shumta që ai po mban me qytetarë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Vataj i cili mban numrin #25 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK, është duke vazhduar […]

Ramë Vataj takon studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”, temë diskutimi prioriteti i PDK’së për ngritjen e cilësisë së arsimit Foto: Ilustrim

Kryetari i PDK-së dega Suharekë njëherit edhe kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie, Ramë Vataj po merr mbështetjen e madhe të qytetarëve gjatë takimeve të shumta që ai po mban me qytetarë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Vataj i cili mban numrin #25 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK, është duke vazhduar aktivitetet fuqishëm për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vazhdën e aktiviteteve, gjatë ditës së sotme Ramë Vataj ka takuar studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”.

Ai me stundetët e këtij Universiteti ka diskutuar për programin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Po ashtu Vataj ka diskutuar me studentët edhe për prioritetin e kësaj partie për ngritjen e cilësisë në arsim.