Ramë Vataj merr mbështetje të fuqishme në Gjinoc e Budakovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dega Suharekë, Ramë Vataj njëherit edhe kandidati për deputet, po merr mbështetje të madhe të qytetarëve gjatë takimeve të shumta që ai po mban me qytetarë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Vataj i cili mban numrin #25 në listën e kandidatëve për deputet nga PDK, është duke vazhduar aktivitetet fuqishëm për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në vazhdën e aktiviteteve, Vataj ka vizituar banorët e fshatit Gjinoc, ku edhe ka marrur mbështetje të fuqishme për kandidaturën e tij për deputet.

Ai tha se me banorët e fshatit Gjinoc ka diskutuar për pandeminë dhe rimëkëmbjen e vendit.

“Me banorët e Gjinocit, diskutuam për pandemin dhe rimëkëmbjen e vendit, ku lista e PDK-së dhe Kandidati për Kryeministër Enver Hoxhaj, është zgjedhja e duhur, sepse është i vetmi me program të qartë për zhvillimin e vendit”, ka thënë Vataj.

Po ashtu ai ka vizituar edhe banorët e fshatit Budakovë, ku tha se gjatë luftës ishte shtëpia e UÇK-së, e që sot është shtëpia e PDK-së.

RAPORTO