Ramë Vataj, Florim Kryeziu dhe Ruzhdi Kurtishaj kandidatë për deputetë nga PDK dega në Suharekë

14.01.2021

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë ka mbajtur takimin e radhës në të cilin janë diskutuar emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo degë. Nga burime të SuharekaOnline brenda takimit mësohet se dega e PDK’së në Suharekë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit do të garojë me kandidatët: Ramë Vataj, Florim Kryeziu […]

Ramë Vataj, Florim Kryeziu dhe Ruzhdi Kurtishaj kandidatë për deputetë nga PDK dega në Suharekë Foto: Ilustrim

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë ka mbajtur takimin e radhës në të cilin janë diskutuar emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo degë.

Nga burime të SuharekaOnline brenda takimit mësohet se dega e PDK’së në Suharekë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit do të garojë me kandidatët: Ramë Vataj, Florim Kryeziu dhe Ruzhdi Kurtishaj.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në tetor të vitit 2019 PDK ka dal partia e katërt në Suharekë, ku vetëm Enver Hoxhaj është zgjedhur depute në legjislaturën e VII-të të Kuvendit të Kosovës.