PZAP njofton qytetarët: Ankesat duhet të dërgohen fizikisht, jo përmes mesazheve në Facebook

14.02.2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar qytetarët se ankesat që i keni dërguar përmes rrjetit social “Facebook” nuk do të konsiderohen si ankesa. PZAP përmes këtij njoftimi ka theksuar se të gjitha këto ankesa dhe prova qytetarët mund t’i paraqesin në mënyrë fizike në selinë e këtij institucioni në Prishtinë. Formularin e […]

PZAP njofton qytetarët: Ankesat duhet të dërgohen fizikisht, jo përmes mesazheve në Facebook

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka njoftuar qytetarët se ankesat që i keni dërguar përmes rrjetit social “Facebook” nuk do të konsiderohen si ankesa.

PZAP përmes këtij njoftimi ka theksuar se të gjitha këto ankesa dhe prova qytetarët mund t’i paraqesin në mënyrë fizike në selinë e këtij institucioni në Prishtinë.

Formularin e ankesës mund ta shkarkoni në webfaqen zyrtare të PZAP-it ose në letër të thjeshtë duke përshkruar parregusllinë dhe duke bashkangjitur provat që provojnë parregullsinë dhe duke nënshkruar formularin e ankesës.

Selia e PZAP-it gjendet në Prishtinë, në adresën Migjeni , ndërtesa e Ish Bankës së Lubjanës kati parë.

Afati i paraqitjes së ankesës është 24 orë nga momenti i vënies në dijeni për shkeljen e pretenduar.

Njoftimi i plotë i Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP):

Të nderuar qytetar ju informojmë se ankesat të cilat i keni dërguar përmes facebook-it të PZAP-it nuk do të konsiderohen si ankesa, ashtu që të gjitha këto ankesa dhe prova mund ti paraqitni në mënyrë fizike në selinë e PZAP-it në Prishtinë, në adresën Migjeni, ndërtesa e Ish Bankës së Lubjanës kati parë, duke e plotësuar formularin e ankesës (mund ta shkarkoni ne faqen zyrtare te PZAP-it ose ne letër te thjeshtë) duke përshkruar parregullsinë, duke bashkangjitur provat që provojnë parregullsinë dhe duke nënshkruar formularin e ankesës.

Afati I paraqitjes e ankesës është 24 ore nga momenti i vënies në dijeni për shkeljen e pretenduar.

Etiketat

Ofertat e fundit