PZAP sqaron votuesit jashtë Kosovës: S’mund të parashtroni ankesa në mënyrë elektronike

PZAP sqaron votuesit jashtë Kosovës: S’mund të parashtroni ankesa në mënyrë elektronike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë një njoftim në lidhje me votuesit jashtë vendit.

Sipas njoftimit të PZAP-it thuhet se në rrjetin social “Facebook” po qarkullon një një informacion jo zyrtar i postuara nga individ të ndryshëm të cilët ju bëjnë thirrje bashkatdhetarëve te cilët nuk janë të përfshirë ne Listën e Votuesve Jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-it info@pzap-ks.org.

Por një gjë të tillë PZAP e ka hedhur poshtë duke thënë se aplikacionet e atyre që janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm në mënyrë fizike përmes postës me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë Votuesit Jashtë Kosovës se në facebook po qarkullon një informacion jo zyrtar i postuara nga individ të ndryshëm të cilët ju bëjnë thirrje bashkatdhetarëve te cilët nuk janë të përfshirë ne Listën e Votuesve Jashtë Kosovës që të ankohen në PZAP në mënyrë elektronike në adresën zyrtare të PZAP-it info@pzap-ks.org.

Ky nuk është njoftim zyrtar i PZAP-it dhe ju rikujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, me datën 22 janar 2021 ka njoftuar Votuesve Jashtë Kosovës me të drejtë vote të cilët kanë aplikuar për tu regjistruar për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021 e qe aplikacionet e tyre janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor,  mund të parashtrojnë ankesat në PZAP vetëm ne mënyrë fizike përmes postes me dërgesa rekomande e jo në mënyrë elektronike.

Ankesat mund të parashtrohen përmes formularit të cilin mund ta shkarkoni ne ueb sajtin zyrtar www.pzap-ks.org

Gjithashtu ankesat mund të paraqiten edhe në çfarë do letre A4, por duhet të përmbajë informatat e Parashtruesit të ankesës.

RAPORTO