Nën përcjelljen e policisë, arrijnë fletvotimet në Suharekë

13.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet. Materiali i ndjeshëm zgjedhor është duke u shpërndarë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe po dërgohet në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të 38 komunat e Kosovës. Ndërkaq, nesër në orët e hershme të […]

Nën përcjelljen e policisë, arrijnë fletvotimet në Suharekë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur shpërndarjen e materialit të ndjeshëm zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet.

Materiali i ndjeshëm zgjedhor është duke u shpërndarë nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe po dërgohet në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të 38 komunat e Kosovës.

Ndërkaq, nesër në orët e hershme të mëngjesit do të shpërndahet për në qendrat e votimit në mënyrë që në orën 07:00 të mund të fillojë procesi i votimit.

Tashmë edhe në Komunën e Suharekës nën përcjelljen e policisë ka mbërritur materiali i ndjeshëm zgjedhor.

Janë gjithsej 1.794.862 qytetarë me të drejtë vote, ndërkaq numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1.617.200 fletëvotime. Janë 177.662 fletëvotime më pak, që shprehur në përqindje i bie 10 për qind më pak fletëvotime sesa numri i votuesve. Kështu kemi vepruar edhe në të kaluarën dhe asnjëherë nuk është paraqitur mungesa e fletëvotimeve.

Sipas KQZ-së, në Kosovë janë gjithsej 888 qendra të votimit.

A e dini çka është KODI 95?
Voto