Mërgimtarët në Kosovë për zgjedhje, vetëm sot pritet të aterojnë 15 fluturime nga diaspora

12.02.2021

Shumë mërgimtarë me të drejtë vote kanë vendosur që të vijnë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt. Numër i madh i tyre kanë votuar përmes postës, ku sipas të dhënave të deritanishme rreth 16 mijë fletëvotime kanë arritur të deponohen në Dhomën e operacionit […]

Foto: Ilustrim

Shumë mërgimtarë me të drejtë vote kanë vendosur që të vijnë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt.

Numër i madh i tyre kanë votuar përmes postës, ku sipas të dhënave të deritanishme rreth 16 mijë fletëvotime kanë arritur të deponohen në Dhomën e operacionit të votimit me postë.

Përveç votimeve me postë, një numër i madh i bashkëatdhetarëve kanë vendosur të vijnë në vendlindjen e tyre për të votuar.

Vetëm gjatë ditës së sotme pritet të aterojnë 15 fluturime nga diaspora në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Më 12 shkurt në ANP janë 15 fluturime në ardhje, (8) prej tyre nge Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermani (1), Austria(2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”, ka thënë Valentina Gara.

Ndërsa të shtunën do të aterojnë 29 fluturime në Aeroportin e Prishtinës, ku shumica do të jenë nga Zvicrra.

Megjithatë, përveç arritjeve me aeroplanë, disa bashkëatdhetarë të tjerë kanë zgjedhur të vijnë në Kosovë edhe me autobusë të organizuar enkas për zgjedhje. Albinfo.ch ka raportuar edhe për këtë duke iu referuar fotografive të publikuara nga partitë politike që kanë organizuar këto udhëtime.