“Me çlirimtarët!” – Slogani i Nismës Socialdemokrate në zgjedhje

27.01.2021

Fatmir Limaj ka prezantuar në “Debat Plus” sloganin e Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit. “Me çlirimtarët!”, do të jetë slogani përmes së cilit NISMA do të ftojë qytetarët ta mbështesin atë. “Angazhimi ynë nuk është të mbrojmë individë të caktuar, por të mbrojmë vlerat e luftës dhe vlerat kombëtare të këtij vendi dhe […]

“Me çlirimtarët!” – Slogani i Nismës Socialdemokrate në zgjedhje Foto: Ilustrim

Fatmir Limaj ka prezantuar në “Debat Plus” sloganin e Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Me çlirimtarët!”, do të jetë slogani përmes së cilit NISMA do të ftojë qytetarët ta mbështesin atë.

“Angazhimi ynë nuk është të mbrojmë individë të caktuar, por të mbrojmë vlerat e luftës dhe vlerat kombëtare të këtij vendi dhe mbrojtjen e së vërtetës”, ka zbërthyer Limaj sloganin e Nismës.

Limaj thotë se ka mospajtime politike me liderë politikë por thotë se ata që janë në Hagë atje janë për luftën e UÇK-së.

“Ata do ta kenë edhe mbështetjen time për të mbrojtur të vërtetën time”.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate  ka theksuar se  Partia Demokratike e Kosovës ka pësuar goditje për shkak të aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciales ndaj krerëve të UÇK-së.

“Të akuzuarit në Hagë po akuzohen për luftën çlirimtare. Nëse shkatërrohen themelet, nuk do të ketë shtet. Serbia mund të kthehet në viktimë dhe Kosova në agresor”, është shprehur Limaj.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More