LVV: Pritja e Kurtit dhe Osmanit nga qytetarët e Vushtrisë, tregoi që fitorja do të jetë përtej sondazheve

06.02.2021

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani gjatë ditës së premte janë takuar me qytetarët e Komunës së Vushtrisë. Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në facebook kanë shkruar ”63% na nxori sondazhi në Vushtrri, por pritja e djeshme e kryeministrit të ardhshëm, Albin Kurti, dhe […]

LVV: Pritja e Kurtit dhe Osmanit nga qytetarët e Vushtrisë, tregoi që fitorja do të jetë përtej sondazheve Foto: Ilustrim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani gjatë ditës së premte janë takuar me qytetarët e Komunës së Vushtrisë.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në facebook kanë shkruar ”63% na nxori sondazhi në Vushtrri, por pritja e djeshme e kryeministrit të ardhshëm, Albin Kurti, dhe presidentes, Vjosa Osmani, tregoi që fitorja me “F” të madhe do e kalojë atë përqindje në këtë komunë”.

Gjithashtu bëhet e ditur se Kurti e Osmani të shoqëruar nga kandidatët për deputetë, Besim Muzaqi, Fjolla Ujkani, Gazmend Gjyshinca, Faton Peci kanë bërë ecje në sheshin qendrorë, ku edhe kanë mbajtur fjalim për referendumin e 14 shkurtit.

Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që të sigurohet secila votë për qeverisjen e shumicës që po vjen, ‘Krejt dhe Drejt me numrin 127’.

Njoftimi i plotë:

63% na nxori sondazhi në Vushtrri, por pritja e djeshme e kryeministrit të ardhshëm, Albin Kurti, dhe presidentes, Vjosa Osmani, tregoi që fitorja me “F” të madhe do e kalojë atë përqindje në këtë komunë.

Bashkë me kandidatët për deputetë, Besim Muzaqi, Fjolla Ujkani, Gazmend Gjyshinca, Faton Peci, kryeministri e presidentja dje në Vushtrri bënë një ecje në sheshin qendrorë, ku edhe mbajtën nga një fjalë për referendumin e 14 shkurtit, e bënë thirrje që të sigurohet secila votë për qeverisjen e shumicës që po vjen.

Krejt dhe Drejt me numrin 127.