LVV: Kurti dhe Osmani në Deçan e Junik, porosia ishte që të angazhohemi e të punojmë për ta thelluar fitoren tonë

Të dielën të gjithë qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit, që të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Tashmë ndodhemi në ditët e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Në vazhdën e aktiviteteve në këtë fushatë 10-ditëshe, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dje kanë vizituar Deçanin dhe Junikun.

Po ashtu në këtë vizitë morën pjesë kandidatët për deputetë: Donika Gërvalla, Mirlinda Tishukaj Sadiku, Orges Tafilaj e Albana Morina Xharra.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka bërë të ditur se në takimet e zhvilluara me qytetarët u fol për qeverisjen e shumicës që po realizohet përmes referendumit me 14 shkurt.

Po ashtu LVV ka njoftuar se është folur edhe për prioritetet e saj që janë Dtejtësia e Punësimi.

Lëvizja Vetëvendosje ka shtuar se “Porosia ishte që të angazhohemi e të punojmë për ta thelluar fitoren tonë, shumicën e re qeverisëse në Republikën tonë”.

Njoftimi i plotë:

Deçanin dhe Junikun e vizitoi dje kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, dhe kandidatët për deputetë, Donika Gërvalla, Mirlinda Tishukaj Sadiku, Orges Tafilaj e Albana Morina Xharra.

Në takimet e zhvilluara me qytetarë u fol për qeverisjen e shumicës që po realizohet përmes referendumit me 14 shkurt, dhe për prioritetet e saj që janë Drejtësia e Punësimi.

Porosia ishte që të angazhohemi e të punojmë për ta thelluar fitoren tonë, shumicën e re qeverisëse në Republikën tonë. #KrejtdheDrejt.

RAPORTO