Kurti në Shtime: Nuk bëjmë koalicione paszgjedhore e nuk do të zmbrapsemi para asnjë krimineli

09.02.2021

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi në qytetin e Shtimes ka bërë të ditur se pas 14 shkurtit nuk do të hyjnë në koalicion me asnjë parti. Kjo pasi koalicionin e kanë bërë para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin. Kurti mes tjerash përsëriti se u duhen më shumë se 61 deputetë […]

Kurti në Shtime: Nuk bëjmë koalicione paszgjedhore e nuk do të zmbrapsemi para asnjë krimineli Foto: Ilustrim

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi në qytetin e Shtimes ka bërë të ditur se pas 14 shkurtit nuk do të hyjnë në koalicion me asnjë parti.

Kjo pasi koalicionin e kanë bërë para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin.

Kurti mes tjerash përsëriti se u duhen më shumë se 61 deputetë për katër vjet qeverisje.

“Me presidenten Vjosa Osmani jemi bërë bashkë dhe kemi realizuar koalicionin parazgjedhor dhe zgjedhjet më 14 shkurt nuk do të jenë asgjë më shumë sesa referendum”.

“Koalicione nuk bëjmë pas zgjedhjeve pasi kemi bërë përpara. Na duhen 61 deputet e më shumë për katër vjet qeverisje”.

“127 është numri i fitores por kësaj herë s’ka kush që del përpara nesh. Por, fitorja është me mbi 61 deputetë e më shumë” tha Kurti.

Kurti tutje u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dielën të dalin në votime, teksa u zotua se bashkë me Osmanin nuk do të zmbrapsen para askujt.

“Më 14 shkurt, të dielën sa më herët paradite dilni në zgjedhje krejt, secili prej jush me familje e farefisin, shokët e shoqet dilni pasi çdo votë është e rëndësishme dhe na duhet”.

“Me drejtimin e ardhshëm të shtetit Vjosa si Presidente e unë si Kryeministër nuk do të zmbrapsemi para asnjë krimineli të fortë por ata do të zmbrapsen para drejtësisë në Kosovë” tha Kurti.