Kurti në Ferizaj, premton shtesa për fëmijët

04.02.2021

Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës zgjedhore, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin gjatë ditës së sotme qëndruan në qytetin e Ferizajit. Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, Kurti e Osmani vizituan fabrikën e ëmbëlsirave “Embëlsira”. Kandidati […]

Kurti në Ferizaj, premton shtesa për fëmijët Foto: Ilustrim

Në vazhdën e aktiviteteve të fushatës zgjedhore, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin gjatë ditës së sotme qëndruan në qytetin e Ferizajit.

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, Kurti e Osmani vizituan fabrikën e ëmbëlsirave “Embëlsira”.

Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti para punëtorëve ka premtuar forcim të ekonomisë si dhe treg më të mirë të punës.

Po ashtu Kurti ka premtuar punësim për rininë me qëllim që të mos ik nga shteti i Kosovës.

Ai premtoi se do të ketë banim të përballueshëm për çiftet e reja, po ashtu shtesa duke filluar prej 20 eurosh për fëmijët deri në moshën 2 vjeç, ndërsa për ata deri në moshën 16, do të ketë shtesa prej 10 eurosh.

Kujtojmë se në këto zgjedhje të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, kandidatët për deputetë nga LVV dega Suharekë, Salih Zyba garon me numrin 110 ndërsa Hysen Durmishi me numrin 50.