Kurti: Me dy fjalë përmbledhet kjo fushatë e jona, DREJTËSI dhe PUNËSIM

Të dielën të gjithë qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit, që të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Ndodhemi në javën e fundit të fushatës zgjedhore, ku kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidatët e tjerë po vazhdojnë aktivitetet e fushatës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti përmes një video-mesazhi në Facebook ka thënë se fushata e Lëvizjes Vetëvendosje mund të përmbledhet vetëm me dy fjalë.

Sipas tij fushata e kësaj partie përmblidhet me dy fjalë: Drejtësi dhe Punësim.

“Me dy fjalë mund të përmbledhet kjo fushatë e jona na nevojitet Drejtësi dhe Punësim ama jo drejtësi veç në Gjykata, por drejtësi për tërë shoqërinë dhe jo punë sa për punësim, por punësim profesional.

Qytetarët tanë posaqërisht ata të brezit të ri kanë nevojë për jetë të dinjitetshme në vendin e vet. Prandaj janë këto zgjedhje, prandaj 14 shkurti është referendum”, tha kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti.

RAPORTO