Kurti: Më 14 shkurt do ndahet “shapi prej sheqerit”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe kandidat për kryeministër, Albin Kurti në vazhdën e takimeve me qytetarë sot ka takuar edhe qytetarët e Prizrenit dhe Klinës.

Ndërsa Kurti pas tubimit të tij në Klinë dhe Prizren tha se krejt qytetarët e kanë shpresën te 14 shkurti, ku shtoi se do të ndahet “shapi prej sheqerit”.

Po ashtu ai tha se qeverisja e keqe që po shkon nga mirëqeverisja që po rikthehet.

Tutje, Kurti ka treguar se nuk do të qeverisin nga inati apo për hakmarrje. Por se do të shërbejnë nga detyra dhe besimi, sipas programit dhe me ligj.

Postimi i plotë:

Fytyra të mbushura me shpresë sot kanë vërshuar rrugët dhe sheshet e Klinës dhe Prizrenit.

Krejt shpresën e kanë te 14 shkurti, drejt referendumit gjithëpopullor, kur do të ndahet “shapi prej sheqerit”, qeverisja e keqe që po shkon nga mirëqeverisja që po rikthehet.

Nuk do të qeverisim nga inati apo për hakmarrje. Do të shërbejmë nga detyra dhe besimi, sipas programit dhe me ligj.

Me dalje masive dhe përkrahje listës së Lëvizjes me numër 127, një herë e mirë i japim fund avazit të vjetër dhe krejt Kosovën tonë e sjellim në binarë të drejtë të progresit.

RAPORTO