Kurti: Dialogu nuk është prioriteti numër një, as i qytetarëve e as i imi!

Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti në RTV Dukagjini u shprehë se dialogu me Serbinë nuk është prioriteti numër një i tij.

“Qytetarët duan drejtësi, luftim të krimit dhe korrupsionit, dhe punësim, që do të thotë investime që rrisin punësimin, sidomos punësim në profesion. Sepse kemi shumë të rinj e të reja me fakultet ekonomik dhe juridik që punojnë shitëse në dyqan, kamerier në restorant, murator në ndërtimtari.

Këto janë problemet akute tona. Nuk po them që nuk do të merremi edhe me atë, por nuk është prioriteti numër një as i qytetarëve as i imi”, u shprehë ai.

Kurti, ka thënë se reciprocitet është parim i shëndosh i raporteve ndërkombëtare.

Sipas tij nuk do të duhej të ishte diçka e pazakonshme vendimi për vendosjen e reciprocitetit.

“Ndoshta e ka bërë të pazakonshëm këtë gjë, fakti që kjo qeveri që po ik veprimin e parë që bëri ishte heqja e reciprocitet me 6 tetor”, tha Kurti në Debat Plus.

RAPORTO