Kurti: Çdo votë është jetike, duhet të votojmë Krejt dhe Drejt

11.02.2021

Lideri i VV-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti ka bërë thirrje që të dilet në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton GazetaBlic. Ai në një videomesazh në Facebook ka thënë se çdo votë është jetike. “Mërgata jonë po voton masivisht në këto zgjedhje. Disa kanë shpenzuar qindra euro për të dërguar votën […]

Kurti: Çdo votë është jetike, duhet të votojmë Krejt dhe Drejt Foto: Ilustrim

Lideri i VV-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti ka bërë thirrje që të dilet në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton GazetaBlic.

Ai në një videomesazh në Facebook ka thënë se çdo votë është jetike.

“Mërgata jonë po voton masivisht në këto zgjedhje. Disa kanë shpenzuar qindra euro për të dërguar votën me postë.  Ne në Kosovë s’kemi arsye për të mos votuar. Duhet ta votojmë Lëvizjen Vetëvendosje”, është shprehur ai.

Sado që më zemron padrejtësia ndaj mërgatës, zemra më mbushet me shpresë nga vullneti dhe dashuria e madhe që kanë ata për vendin e tyre, ka thënë ndër tjera Kurti.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në zgjedhjet e parakohshme më 14 shkurt garon me numrin #127.