Kurti: Bartës i listës së LVV-së jam unë

03.02.2021

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur programin qeverisës dhe listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt. Kurti ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje e ka nominuar atë si kandidat për kryeministër nga LVV. Gjithashtu ai ka thënë se është nder e […]

Kurti: Bartës i listës së LVV-së jam unë Foto: Ilustrim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur programin qeverisës dhe listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Kurti ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje e ka nominuar atë si kandidat për kryeministër nga LVV.

Gjithashtu ai ka thënë se është nder e përgjegjësi ta përmbush këtë vullnet të shprehur në mënyrë demokratike, duke thënë se ai është edhe bartës i listës.

“Bartës i listës jam unë”, ka thënë Kurti.

“Numër dy në listë është Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës”, tha Kurti duke vazhduar me prezantimin listës së deputetëve të LVV-së.

Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar broshurën me listat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, e ku janë fshirë numrat e kandidatëve, të cilëve u është mohuar kandidimi.

Në listat e publikuara nga KQZ, vërehet mungesa e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, derisa lista e Vetëvendosjes fillon nga numri 2 me Vjosa Osmanin.