Kujtim Shala: S’mund t’i ofronim më shumë Vjosa Osmanit se kandidate për kryeministre

Kanë mbetur pothuajse më pak se një muaj nga data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku qytetarët do të iu drejtohen kutive të votimit.

Tashmë të gjitha partitë politike i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për postin e kryeministërit dhe listën e kandidatëve për deputetë.

Vjosa Osmani vitin e kaluar ishte përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duke krijuar një iniciativë qytetare me emrin Lista Vjosa Osmani e me sloganin ‘GUXO’, ku së fundmi kjo iniciativë iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje duke hyrë në një listë të përbashkët zgjedhore.

Ndërsa nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka komentuar këtë bashkëpunimin dhe marrëveshjen e liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Shala në emisionin Rubikon të KlanKosovës tha që kjo është çështje e vullnetit, derisa foli edhe për përjashtimin e Osmanit nga LDK.

“Është çështje e vullnetit të tyre, janë bashkë në një listë, s’kam ndonjë koment tjetër, çështje e vullnetit, por edhe e zgjedhjeve personale”, tha ai.

Po ashtu Shala theksoi se: “Vjosa e ka parë të pamundur, do të duhej ta spjegonte ajo pse s’është në listën e LDK-së. Për shkak se Vjosa fillimisht kundërshtonte vendimet e LDK-së, pastaj u kthye në një kundërshtare të qeverisë së LDK-së dhe më pas të LDK-së”.

“Vjosa sot është kundërshtare politike, në kuptimin personal jemi si gjithmonë. Do të ishte sërish kandidatë për kryeministre. Kam bisedu me të vazhdimisht, ne jemi aty, Vjosa u largua. Një hapësirë politike s’mund të jap hapësirë më të madhe se të kandidojë për kryeministre”.

“A mund të punojë kundër partisë një nënkryetar i partisë? Nuk e ka kap asnjë spjegim logjik, në atë rrafsh nëse s’respektojnë shumicën, e pamundur të punojmë bashkë”, tha Kujtim Shala.

RAPORTO