Këta janë numrat e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit

01.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit. Pas tërheqjes së shortit është bërë e ditur se LDK’ja do të ketë numrin 132. Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje do të ketë numrin 127. Po ashtu gjatë tërheqjes së shortit është bërë […]

Këta janë numrat e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas tërheqjes së shortit është bërë e ditur se LDK’ja do të ketë numrin 132.

Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje do të ketë numrin 127.

Po ashtu gjatë tërheqjes së shortit është bërë e ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të ketë numrin 135, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) numrin 134.

Ndërsa NISMA Socialdemokrate në këto zgjedhje do të ketë numrin 121.