Hidhet shorti, këto janë numrat e partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka organizuar sot ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj ceremonie është përcaktuar renditja përfundimtare e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotim.
Në bazë të numrave të zgjedhur nga përfaqësuesit e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit renditja do të jetë si vijon:
118 – LVV
124 – LDK
137 – AAK
131 – PDK
Ndërkohë, KQZ-ja të shtunën ka bërë të ditur se dy milionë e 75 mijë e 868 qytetarë janë me të drejtë vote.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.