Kandidatet për deputete të VV-së mbajnë takime me gratë në fshatrat e Suharekës

12.02.2021

Fushata zgjedhore 10-ditëshe për zgjedhjet e 14 shkurtit po vazhdon, ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po mban tubime me qytetarët e po e shpalosin plan programet qeverisëse. Në vazhdën e këtyre takimeve, kandidatet për deputete, Drita Millaku e Tinka Kurti mbajtën takime me gra në Bllacë, Gelancë, dhe Peqan. Kurti e Millaku gjatë këtij takimi e […]

Kandidatet për deputete të VV-së mbajnë takime me gratë në fshatrat e Suharekës Foto: Ilustrim

Fushata zgjedhore 10-ditëshe për zgjedhjet e 14 shkurtit po vazhdon, ku Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po mban tubime me qytetarët e po e shpalosin plan programet qeverisëse.

Në vazhdën e këtyre takimeve, kandidatet për deputete, Drita Millaku e Tinka Kurti mbajtën takime me gra në Bllacë, Gelancë, dhe Peqan.

Kurti e Millaku gjatë këtij takimi e shpalosën planprogramin e Lëvizjes Vetëvendosje para tyre, ku edhe janë zotuar se do të zbatohet në përpikmëri.

“Për të mundësuar pjesëmarrjen aktive të gruas në shoqëri, do të filloj zbatimi i programit të shtesave për fëmijë, e do të krijohen vende të mjaftueshme në çerdhet publike”, thuhet në njoftimin e LVV-së dega Suharekë.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit garon me numrin #127.