Kandidatët për deputetë do të verifikohen nga gjashtë institucione

08.01.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar të gjithë rrugën që është paraparë nga fillimi i aplikimit të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje dhe deri në certifikimin e tyre dhe kandidatëve të tyre. Në një intervistë për Ekonomia Online, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se cilave institucione do t’u […]

Kandidatët për deputetë do të verifikohen nga gjashtë institucione Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar të gjithë rrugën që është paraparë nga fillimi i aplikimit të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje dhe deri në certifikimin e tyre dhe kandidatëve të tyre.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se cilave institucione do t’u drejtohen për të bërë verifikimin e kandidatëve nëse janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

“Me qëllim të zbatimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bashkëpunojë me disa institucione të cilat kanë rolin e tyre gjatë zhvillimit të periudhës së aplikimit/certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. Në këtë drejtim, KQZ-ja do të dërgojë kërkesë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministri të Jashtme dhe Ministri të Mbrojtjes, për verifikim të kandidatëve sipas nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, tha Elezi.

Ai ka treguar edhe më konkretisht se cilit institucion do t’i drejtohen për të verifikuar kandidatët e subjekteve politike nëse janë në përputhje me germën Q të nenin 29, e cila nuk lejon certifikimin e personave që janë shpallur fajtor për veprën penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.