Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj aderon në PDK

14.01.2021

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryeminsitër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj në një konferencë për media. Ai është paraqitur së bashku me Qalajn para gazetarëve. “Ardhja e tij është një hapje e madhe dhe e mirëfilltë e PDK-së. z. […]

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj aderon në PDK Foto: Ilustrim

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryeminsitër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj në një konferencë për media.

Ai është paraqitur së bashku me Qalajn para gazetarëve.

“Ardhja e tij është një hapje e madhe dhe e mirëfilltë e PDK-së. z. Qalaj do. jetë pjesë e programit për rimëkëmbje politike dhe për sigurinë”, ka thënë Hoxhaj.

“Z.Qalaj është një njeri që për 20 vite ka shërbyer në Policinë e Kosovës dhe ka udhehequr institucionin më kredibil që ka Kosova. Do ta ketë rolin kyç që ne ta vazhdojmë reformën në PDK. Ai ka qenë ushtarë i UÇK’së dhe ka luftuar me pushkë në dorë”, ka thënë më tutje Hoxhaj.

Ndërsa, në fjalën e tij Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se këtë vendim e ka marrë që të kontribuoj në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe politika mos të ndikojë në mbarëvajtjen e punës.

“Unë sot jam i nderuar që nga sot do të jem anëtar i PDK-së, partisë së rimëkëmbjes. Në këtë parti kam pasur dhe kam shumë shokë. Të cilët në shumë etapa kanë kontribuar për lirinë e vendit.

E kam pas të vështirë ta marrë këtë vendim dhe të jap dorëheqje nga policia e Kosovës. Mirëpo, filloi një degradim në polici dhe AKI. Por duke parë që nga ky degradim po vije nga politika, u kyça në politik që të kontribuoj në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe politika mos të ndikojë në mbarëvajtjen e punës”, ka deklaruar Qalaj.