Ish-aktivistja e LDK-së i bashkohet listës së Vjosa Osmanit

16.01.2021

Ish-aktivistja e Lidhjes Demokratike, Donika Gërvalla, i është bashkuar Vjosa Osmanit dhe do të jetë pjesë e listës së saj për deputete. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë nga iniciativa “Guxo” e Vjosa Osmanit, duke thënë se tashmë kjo është punë e kryer. Gërvalla ka qenë nënkryetare e LDK-së e degës në Gjermani për periudhën 1993-1997,…

Ish-aktivistja e LDK-së i bashkohet listës së Vjosa Osmanit

Ish-aktivistja e Lidhjes Demokratike, Donika Gërvalla, i është bashkuar Vjosa Osmanit dhe do të jetë pjesë e listës së saj për deputete.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë nga iniciativa “Guxo” e Vjosa Osmanit, duke thënë se tashmë kjo është punë e kryer.

Gërvalla ka qenë nënkryetare e LDK-së e degës në Gjermani për periudhën 1993-1997, ndërsa kryetare në periudhën 2015-2018.

Vjosa Osmani të enjten nënshkroi marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për t’u përfshirë në listën garuese të kësaj partie, sipas së cilës në listën e VV-së do të ketë 10 emra.

Etiketat

Ofertat e fundit