Haziri: LDK është e madhe, s’do të munden ta rrënojnë

28.01.2021

​​​​​​​Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se meqë jemi në prag të fillimit të fushatës zyrtare elektorale, është e kuptueshme që të nxehet pak ambienti politik, por ai shpreson se nuk do të eskalojë në fushatë denigruese e poshtëruese mes nesh. “Si LDK, jemi mësuar me goditje të ulëta sepse është Rugovizmi ai i […]

Haziri: LDK është e madhe, s’do të munden ta rrënojnë Foto: Ilustrim

​​​​​​​Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se meqë jemi në prag të fillimit të fushatës zyrtare elektorale, është e kuptueshme që të nxehet pak ambienti politik, por ai shpreson se nuk do të eskalojë në fushatë denigruese e poshtëruese mes nesh.

“Si LDK, jemi mësuar me goditje të ulëta sepse është Rugovizmi ai i cili u pengon kundërshtarëve politikë.

Është familja politike e Ibrahim Rugovës e cila është bërë therë në sy për të gjitha subjektet politike. Ata e kanë synim dobësimin e LDK’së.

Fatkeqësisht, në këtë rresht kanë hyrë edhe struktura ish LDK-iste, duke e ndihmuar që përmes njerëzve që besojnë Demaçin apo politika e njerëzve që Demaçi ka lënë trashëgimi, dëshirojnë të ndodhë rrënimi i LDK’së, por kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë.

LDK është e madhe!”, ka shkruar Haziri.