Haxhi Avdyli: Më 14 shkurt fillon çlirimi nga keqqeverisja

14.01.2021

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit. Këtë e ka konfirmuar, kreu i LVV-së, Albin Kurti në një konferencë për media, ku ka thënë se me Vjosa Osmanin do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit. Një gjë të tillë e ka […]

Haxhi Avdyli: Më 14 shkurt fillon çlirimi nga keqqeverisja Foto: Ilustrim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit.

Këtë e ka konfirmuar, kreu i LVV-së, Albin Kurti në një konferencë për media, ku ka thënë se me Vjosa Osmanin do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Një gjë të tillë e ka përkrahur edhe Haxhi Avdyli, ku ka thënë se më 14 shkurt, datën kur do të mbahen zgjedhjet, fillon çlirimi nga keqqeverisja.

“14 SHKURT Referendum për fillimin e etapës së re të shtetndërtimit. Fillon çlirimi nga Keqqeverisja. Kosova ka shpresë”, ka shkruar Avdyli në Facebook.