Florim Kryeziu merr mbështetje të fuqishme në Bukosh e Vraniq

12.02.2021

Florim Kryeziu, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Vraniqi është ngritur për fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës si e gjithë Kosova. Tutje, Kryeziu shtoi se Vraniqi do të jetë pjesë e kësaj fitore dhe do t’i bashkëngjitet rimëkëmbjes shtetërore. “Votoni për ekipin fitues”, ka shkruar ai. Po […]

Florim Kryeziu merr mbështetje të fuqishme në Bukosh e Vraniq Foto: Ilustrim

Florim Kryeziu, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Vraniqi është ngritur për fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës si e gjithë Kosova.

Tutje, Kryeziu shtoi se Vraniqi do të jetë pjesë e kësaj fitore dhe do t’i bashkëngjitet rimëkëmbjes shtetërore.

“Votoni për ekipin fitues”, ka shkruar ai.

Po ashtu Kryeziu mbështetje mori edhe nga vendi i Bukoshit, duke shtuar se Platforma e rimëkëmbjes ka shtyrë shumë njerëz të besojnë fuqishëm dhe ta mbështesin PDK-në.

“Bukoshi mbështet fuqishëm Kryeministrin Enver Hoxhaj dhe platformen e rimëkëmbjes!”, ka shkruar ai.