PDK fton qeverinë që të arrijë një zgjidhje gjatë vikendit për ndërprerjen e grevës

  • 23.09.2022
PDK fton qeverinë që të arrijë një zgjidhje gjatë vikendit për ndërprerjen e grevës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha pas mosmiratimit të Rezolutës së propozuar për grevat nga Grupi Parlamentar i kësaj partie, ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës dhe SBASHK t’i përafrojnë qëndrimet dhe të gjejnë zgjidhje për këtë bllokadë.

Hoxha në një konferencë për media, tha se Qeveria e Kosovës nuk shqetësohet fare për mbi 300 mijë nxënës që nuk po shkojnë në shkollë.

“As kjo rezolutë sot nuk u votua në Kuvendin e Kosovës. Përderisa mendoj që kjo mund të ketë qenë një javë vendimtare për gjetjen e zgjidhjes, sepse edhe në Komisionin për Arsim dhe Kulturë tentuam që të kemi diskutim, kushtimisht ta them, por që edhe pardje edhe sot u pa sa e pavullnetshme dhe sa jo e gatshme është Qeveria e Kosovës për të gjetur një zgjidhje në favor të të dy palëve”, tha ajo.


Hoxha i bëri thirrje kryeministrit Kurti, ministres së arsimit dhe ministrit të financave që me urgjence të gjejnë një zgjidhje dhe t’i dëgjojnë kërkesat dhe nevojat e mësimdhënësve.


“Krejt çka kemi pa deri sot nga kjo qeveri është nëpërkëmbje e dinjitetit të mësimdhënësit, përbuzje, ofendime, përçarje. Dhe pikërisht kjo lloj gjuhe, kjo lloj qasjeje nuk mund të jetë në funksion të gjetjes së zgjidhjes.

Andaj sot nga këtu e ftoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ministren e arsimit, znj. Nagavci, ministrin e financave, z. Murati, që të ulen me urgjencë gjatë javës, jo gjatë vikendit që t’i përafrojnë qëndrimet dhe të gjejnë një zgjidhje”, kërkoi Hoxha.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë