Çfarë do të thotë heshtja zgjedhore?

13.02.2021

Heshtja zgjedhore hyn në fuqi një ditë para zgjedhjeve (e shtunë), gjegjësisht, në mesnatë mes të premtes dhe të shtunës, kur mbaron fushata zgjedhore. Heshtja vazhdon deri në ora 19, në ditën e votimeve (e diel). Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të […]

Çfarë do të thotë heshtja zgjedhore? Foto: Ilustrim

Heshtja zgjedhore hyn në fuqi një ditë para zgjedhjeve (e shtunë), gjegjësisht, në mesnatë mes të premtes dhe të shtunës, kur mbaron fushata zgjedhore. Heshtja vazhdon deri në ora 19, në ditën e votimeve (e diel).

Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, ryshfeti i votuesve, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara. Heshtja para Referendimit vazhdon 24 orë më gjatë.

Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.

Si shkelje e heshtjes zgjedhore mund të vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet.

Çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve, të dhëna me të cilat e zbulojnë identitetin e subjekteve politike dhe/ose të individëve të përfshirë në incidente ose parregullsi tjera në ditën e votimeve.

Po ashtu shkelje e heshtjes zgjedhore mund të vlerësohet edhe paraqitje nga kandidatë në procesin zgjedhor, nga përfaqësues të partive politike dhe nga bartës të funksioneve në organet e pushtetit.