Avdyli: Ndryshimi vie me liderë të rinj me integritet, të pakorruptueshëm e me vizion për të ardhmen

18.01.2021

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani para disa dite kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, ku kanë hyrë së bashku me një listë zgjedhore. Ndërsa kandidati për deputet nga radhët e listës së Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli ka thënë se ndryshimi i gjendjes vie me liderë të rinj me integritet, […]

Avdyli: Ndryshimi vie me liderë të rinj me integritet, të pakorruptueshëm e me vizion për të ardhmen Foto: Ilustrim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani para disa dite kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, ku kanë hyrë së bashku me një listë zgjedhore.

Ndërsa kandidati për deputet nga radhët e listës së Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli ka thënë se ndryshimi i gjendjes vie me liderë të rinj me integritet, të pakorruptueshëm e me vizion për tē ardhmen.

Pasiqë sipas tij përsëritja e veprimit të njëjtë dhe pritja e rezultateve të ndryshme është e pakuptimtë.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli ka shkruar se vendimi i një pakice të qytetarëve për t’i votuar të njëjtit lider politik që për 20 vjet patën rezultate katastrofale qeverisëse smund të kërkojnë rezultate tjera nga ata pos atyre që pamë për 20 vjet.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Përsëritja e veprimit të njëjtë dhe pritja e rezultateve të ndryshme është e pakuptimtë. Ka thënë dikur Einstein. Vlen si kurrë më parë edhe tani në Kosovë.

Vendimi i një pakice të qytetarëve për ti votuar të njëjtit lider politik që për 20 vjet patën rezultate katastrofale qeverisëse smund të kërkojnë rezultate tjera nga ata pos atyre që pamë për 20 vjet.

Ndryshimi i gjendjes vie me liderë të rinj me integritet, të pakorruptueshëm e me vizion për tē ardhmen. Prandaj e 14 shkurt #GUXO edhe ti, #përReferendum.