Haxhi Avdyli: Lista jonë ka mbi 54%, rritja vjen nga ish-votuesit e LDK-së

30.01.2021

Haxhi Avdyli i ka reaguar ish-kolegut të tij në LDK, Anton Quni, rreth komenteve të këtij të fundit se lista e Vjosa Osmanit dhe ata që kanë qenë më herët në parti nuk do të marrin vota të mjaftueshme jashtë LDK-së. Avdyli me anë të një postimi në Facebook ka thënë se po t’i vihej […]

Haxhi Avdyli: Lista jonë ka mbi 54%, rritja vjen nga ish-votuesit e LDK-së Foto: Ilustrim

Haxhi Avdyli i ka reaguar ish-kolegut të tij në LDK, Anton Quni, rreth komenteve të këtij të fundit se lista e Vjosa Osmanit dhe ata që kanë qenë më herët në parti nuk do të marrin vota të mjaftueshme jashtë LDK-së.

Avdyli me anë të një postimi në Facebook ka thënë se po t’i vihej të zgjidhte mes opsionit që të jetë njëri ndër 30 deputetët, apo të mos zgjidhet ndër 60 deputetët fitues, do ta zgjidhte këtë të dytën, shkruan lajmi.net.

Kjo për shkakun se siç ka shkruar Avdyli ai në politikë nuk është për një pagë, por për siç thotë ai ndryshim të gjendjes.

Postimi i plotë:

Kolegu im Anton Quni, e kolegë tjerë nëpër TV e gjetiu, po na mbajnë gajlen që ne sdo marrim vota të mjaftueshme jashtë LDK-së. Nëse mua më duhet me zgjedh mes opsionit të zgjidhem njëri nga 30 deputetët, apo të mos zgjidhem nga 60 deputetët fitues, parapëlqej të dytën.

Në politikë nuk kam qenë dhe sjam për një pagë, por për një ndryshim të gjendjes së mjerueshme që e kanë sjellë politikanët e 3% dhe “Vendlindjes thërret”. Sondazhet flasin për ardhje të votuesve tanë me ne.

Rritja e Listës sonë të përbashkët mbi 54%, nuk po vie nga kinezët por nga ish votuesit e LDK-së e partive tjera. Falenderoj secilin që sna latë vetë asnjëherë e jeni me ne kudo.

Përndryshe mikut tim Anton sinqerisht i uroj suksese në zgjedhje, dhe mendoj që LDK-së i duhen më shumë Antona e më pak Isa. Antoni atë që mendon e thotë e Isa e gjuan gurin e fshef dorën.