Armend Muja: Albin Kurti do të jetë kryeministri më i votuar

13.01.2021

Aderimi më i fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, Armend Muja, po shprehet optimist se Albin Kurti, në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të dalë kryeministri më i votuar. Muja ka thënë se me Kurtin njihen moti, megjithatë nga dje do të bashkëpunojnë më thellë si aktivistë e kolegë në Vetëvendosje. ”Me Albinin njihemi qëmoti, por nga […]

Armend Muja: Albin Kurti do të jetë kryeministri më i votuar Foto: Ilustrim

Aderimi më i fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, Armend Muja, po shprehet optimist se Albin Kurti, në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të dalë kryeministri më i votuar.

Muja ka thënë se me Kurtin njihen moti, megjithatë nga dje do të bashkëpunojnë më thellë si aktivistë e kolegë në Vetëvendosje.

”Me Albinin njihemi qëmoti, por nga dje, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE! Kosova gjendet e sfiduar, si për të kaluarën, ashtu edhe për të ardhmen e saj. Albin Kurti përfaqëson të vërtetën, autoritetin moral dhe vullnetin e njerëzve të rëndomtë në Kosovë – aktiv e rezistent ndaj sfidave shoqërore që nga vitet e 90-ta, por edhe të gatshëm për rrugën përpara. Data 14 shkurt 2021 do të jetë historike për Kosovën – Kurti do të jetë Kryeministri më i votuar, lajm i mirë dhe i domosdoshëm për Kosovën dhe shqiptarët”, ka thënë ndër të tjera Muja.

Ai po ashtu ka thënë se Kurti do të veprojë si kryeministër i të gjithë votuesve në Kosovë, dhe si partner me miqtë më të afërt të vendit.

”Kurti nuk i ka borxh askujt përpos popullit të Kosovës dhe dashamirësve të saj. Nuk duhet pritur që ai si Kryeministër të jetë kokulur para atyre që sfidojnë shtetësinë e Kosovës nga brenda dhe jashtë. Ai do te veproj si Kryeministër i të gjithë votuesve në Kosovë dhe partner me miqtë më të afërt te Kosovës. Nevojitet ilaç i shpejtë kundër pandemisë, papunësisë dhe krimit. Na duhet paqe e brendshme dhe kontributi i të gjithë diasporës për ecje me hapa të shpejtë drejt zhvillimit dhe integrimit evropian. Kosova do t’i kthehet fitoreve”, theksoi Muja.

Ai po ashtu ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE janë e vetmja garanci për ndryshim në Kosovë dhe se për të është nder dhe përgjegjësi të jetë pjesë e këtij rrugëtimi.