Ankesat e partive për mos certifikimin e kandidatëve, PZAP sot merr vendimin
Nëntë parti politike që kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sot do të kuptojnë se cili do të jetë vendimi i këtij institucioni të pavarur prej 10 anëtarësh. Gjyqtarët e këtij paneli kanë vazhduar trajtimin e apeleve gjatë ditës derisa afati për vendim përfundon nesër. “Sot gjatë ditës vendosen rastet […]
Nëntë parti politike që kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sot do të kuptojnë se cili do të jetë vendimi i këtij institucioni të pavarur prej 10 anëtarësh. Gjyqtarët e këtij paneli kanë vazhduar trajtimin e apeleve gjatë ditës derisa afati për vendim përfundon nesër.
“Sot gjatë ditës vendosen rastet dhe do të publikohen” tha Mulë Desku kryesues i sekretariatit në PZAP.
Se do të merret vendimi sot, në PZAP kanë njoftuar edhe përmes faqes zyrtare.
“Përmes këtij njoftimi informojmë të gjitha mediat e Republikës së Kosovës e me gjerë se, PZAP-i përmes Faqes zyrtare dhe facebook të tij zyrtar, do të ju informoj në afatin më të shpejtë të mundshëm për vendimet që do ti marrë lidhur me Apelet e paraqitura nga subjektet politike kundër vendimit te KQZ-së, për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidateve.
Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre apeleve është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre apeleve nga palët në PZAP që i bie se vendimet do të merren me date 26 janar 2021″.