AKR synon që së bashku me LDK-në t’i fitojnë zgjedhjet e 14 shkurtit

25.01.2021

Kanë mbetur më pak se një muaj që nga data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit. Subjektet politike LDK dhe AKR kanë hyrë bashkë me një listë të kandidatëve për deputetë, ku kandidati nga Aleanca Kosova e Re, Jetlir Zyberaj, është shprehur i bindur se së bashku me […]

AKR synon që së bashku me LDK-në t’i fitojnë zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Kanë mbetur më pak se një muaj që nga data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit.

Subjektet politike LDK dhe AKR kanë hyrë bashkë me një listë të kandidatëve për deputetë, ku kandidati nga Aleanca Kosova e Re, Jetlir Zyberaj, është shprehur i bindur se së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të jenë fituese të këtyre zgjedhjeve.

Po ashtu Zyberaj shpreson se institucionet e reja do të themelohen pa vonesa.

“Lista jonë e përbashkët me LDK-në ka për qëllim që t’i fitojë zgjedhjet, është shumë pak e rëndësishme pastaj ndarjet e brendshme se si rrjedhin, por listën tonë të përbashkët që kemi prezantuar ditëve të kaluara ta nxjerrim fituese”.

Zyberaj ka sqaruar edhe mosmarrëveshjen me LDK-në për shkak të ndryshimit të listës.

Sipas tij ka qenë një keqkuptim në momentin e dorëzimit paraprak të listës së kandidatëve për deputetë, ku ka ndodhur një lëshim, por kjo gjithnjë sipas Zyberajt nuk nënkupton që ka qenë problem.

“Ka qenë një keqkuptim në momentin e dorëzimit paraprak të listës së kandidatëve për deputetë, ju siç e dini nga dorëzimi fillestar i listës që ka qenë ditën e shtunë, në ora 18:00 dhe që ekziston një afat kohor prej 24 orëve për përmirësime të mundshme ka ndodhur një lëshim në listën e kandidatëve për deputetë, por i cili nuk nënkupton që ka qenë problemi i joni me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ai problem është zgjidhur dhe nuk ka absolutisht asnjë telash në këtë drejtim, e as nuk ka pasur”, thotë ai për EO.

Sipas tij, kanë pak rëndësi ndarjet e brendshme se si rrjedhin, e rëndësishme për është që me listën e tyre të nxjerrin më të mirën e mundshme.