Afro për 3 muaj, LDK pëson dy “debakle” në Podujevë, VV merr 59%, LDK 24%

15.02.2021

Numërimi i votave tashmë po shkon drejt fundit, janë numëruar 97,40% e vendvotimeve ose 2 mijë e 320 vendvotime prej 2 mijë e 382 të tilla. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në nivel vendi Lëvizja Vetëvendosje del e para me 48.18% pasohet nga PDK 17.31%, LDK 13.18% dhe AAK 7.42%. Po […]

Afro për 3 muaj, LDK pëson dy “debakle” në Podujevë, VV merr 59%, LDK 24% Foto: Ilustrim

Numërimi i votave tashmë po shkon drejt fundit, janë numëruar 97,40% e vendvotimeve ose 2 mijë e 320 vendvotime prej 2 mijë e 382 të tilla.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në nivel vendi Lëvizja Vetëvendosje del e para me 48.18% pasohet nga PDK 17.31%, LDK 13.18% dhe AAK 7.42%.

Po ashtu edhe në komunën e Podujevës janë numëruar të gjitha vendvotimet, të cilat janë 105 të tilla.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës në Podujevë ka pësuar përsëri humbje bindëse. Vetëvendosje ka arritur që të fitojë edhe në zgjedhjet parlamentare.

Plot 59.45% të votave i ka fituar partia e Kurtit apo 23 mijë vota.

LDK ka arritur të dal nga zgjedhjet e djeshme me vetëm 9366 vota, apo 24.14% të votave.

Ndërsa PDK është partia e tretë në Podujevë me 4478 vota.

Kujtojmë se LVV në këtë komunë ka fituar edhe në zgjedhjet lokale.