7 mijë pako me vota nga diaspora arrijnë në Kosovë, GERMIN publikon emailin për ankesa

09.02.2021

Mbi 7 mijë pako me vota nga diaspora kanë arritur tashmë në Kosovë, prej të cilave mbi 2 mijë janë dërguar me postë të shpejt(DHL) dhe më shumë se 5 mijë të tjera janë dërguar përmes Postës së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi organizata GERMIN. “GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në […]

7 mijë pako me vota nga diaspora arrijnë në Kosovë, GERMIN publikon emailin për ankesa

Mbi 7 mijë pako me vota nga diaspora kanë arritur tashmë në Kosovë, prej të cilave mbi 2 mijë janë dërguar me postë të shpejt(DHL) dhe më shumë se 5 mijë të tjera janë dërguar përmes Postës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi organizata GERMIN.

“GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e arritjes dhe pranimit të pakove me fletëvotime nga jashtë nga KQZ. Sot (9 shkurt 2021) kanë arritur gjithsej 7,612 pako, prej të cilave 2,157 përmes postës së shpejtë “DHL Express” dhe 5,455 nga shërbimet tjera postare përmes Postës së Kosovës (kutia postare 351)”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, përmes Avokatit të Popullit, organizata GERMIN, po synon që të hap një rast në Gjykatën Kushtetuese për parregullsitë në lidhje me votat e diasporës gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Ky email tashmë është publik për qytetarët të cilët kanë aplikuar për regjistrim për votim nga jashtë Kosovës dhe besojnë që i plotësojnë të gjitha kriteret juridike për të votuar, por aplikacioni i tyrë është refuzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Etiketat