Zgjedhjet lokale, regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta përfundon me këtë datë

21.09.2021

Këtë mund ta shfrytëzojnë duke plotësuar formularin e aplikimit për regjistrim i cili gjendet në linkun: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-nevoja-te-vecanta/, ose në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj. Aplikacionit për regjistrim ju duhet t’i bashkëngjitni një kopje të dokumentit të identifikimit dhe të certifikatës së aftësisë së kufizuar, të diagnozës mjekësore, dhe dëshmitë për rastet […]

Zgjedhjet lokale, regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta përfundon me këtë datë Foto: Ilustrim

Këtë mund ta shfrytëzojnë duke plotësuar formularin e aplikimit për regjistrim i cili gjendet në linkun: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-nevoja-te-vecanta/, ose në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

Aplikacionit për regjistrim ju duhet t’i bashkëngjitni një kopje të dokumentit të identifikimit dhe të certifikatës së aftësisë së kufizuar, të diagnozës mjekësore, dhe dëshmitë për rastet të tjera të veçanta, të cilat duhet të dorëzohen në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, më së voni deri më 2 tetor 2021.

Ndryshe, kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ku qytetarët mund t’u drejtohen kutive të votimit për të votuar të preferuarin e tyre për kryetar komune dhe një kandidat për Kuvend Komunal.