Zgjedhjet e 17 tetorit, nesër mësohen numrat e partive politike

07.09.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon nesër tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. Përmes një njoftimi të këtij institucioni bëhet e ditur se tërheqja fillon nga ora 10:00. “Ju njoftojmë se nesër (e mërkurë, 8 shtator, ora 10:00), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e […]

Zgjedhjet e 17 tetorit, nesër mësohen numrat e partive politike Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon nesër tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale.

Përmes një njoftimi të këtij institucioni bëhet e ditur se tërheqja fillon nga ora 10:00.

“Ju njoftojmë se nesër (e mërkurë, 8 shtator, ora 10:00), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor 2021.
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë (ish-Rilindjes), kati 0 (përdhesë)” thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në Komunën e Suharekës garojnë pesë parti politike dhe një iniciativë qytetare me katër kandidatë për kryetar komune dhe 170 për kuvend komunal.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata është paraparë të nisë më 15 shtator.