Zekolli thirrje qytetarëve për të votuar, ju premton siguri, respektim të ligjit, funksionim demokratik të institucioneve…

13.10.2021

Në kuadër të fushatës, Zekolli po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre. Gjatë ditës së sotme, Murtez Zekolli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, iu është drejtuar qytetarëve të Komunës së Suharekës, duke thënë se dita […]

Zekolli thirrje qytetarëve për të votuar, ju premton siguri, respektim të ligjit, funksionim demokratik të institucioneve… Foto: Ilustrim

Në kuadër të fushatës, Zekolli po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Suharekës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.

Gjatë ditës së sotme, Murtez Zekolli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, iu është drejtuar qytetarëve të Komunës së Suharekës, duke thënë se dita e zgjedhjeve lokale po afrohet dhe se të gjithë duhet ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

Ai ka theksuar se me votën tuaj mbështetni ardhmërinë, edukatën, arsimimin, profesionalizmin dhe atdhedashurinë.

Po ashtu, Zekolli iu ka drejtuar qytetarëve, duke thënë se me besimin tuaj ju premtoj siguri, respektim të ligjit, funksionim demokratik të institucioneve, transparencë dhe mbi të gjitha – llogaridhënje.

“Me ju, Bashkë për Suharekën”, ka shtuar ai.