Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar për kandidaturen për deputetë të kryetares së degës së NISMA-së në Suharekë Jehona Rrafshi-Lumi dhe Murtez Zekolli.
Limaj përmes një shkrimi në Facebook tha se Rrafshi-Lumi dhe Murtezi do të përfaqësojnë me dinjitet dhe angazhim interesat e qytetarëve të Suharekës dhe më gjerë.
Gjatë këtij takimi, pati mundësi të diskutohej për projektet dhe angazhimet e ardhshme të NISMA-së, duke sjellë përpara të pranishmëve një moment të veçantë, prezentimin e kandidatëve tonë për deputet, kryetaren e degës së NISMA-së në Suharekë,Jehona Rrafshi-Lumi dhe Murtez Zekollin.
“Jehona dhe Murtezi do të përfaqësojnë me dinjitet dhe angazhim interesat e qytetarëve të Suharekës dhe më gjerë, andaj jemi të bindur se me mbështetje të gjerë dhe angazhim të sinqertë, Jehona, Murtezi dhe NISMA-ja do të jenë një forcë e fuqishme për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës” ka njoftuar Limaj.